Site icon Telegrafi

Tiranë, kapet një sasi droge, iu shpërndahej vip-ave

Operacioni u zhvillua në zonën e Porcelanit në Tiranë dhe në pranga ka rënë 43-vjeçari Spartak Piciri. Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar është kapur në flagrancë me doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 250 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e ndarë në 350 parcione, 700 gram me gjithë ambalazh, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, një autoveturë e markës "volzvagen polo", një motorr i markës "piaggio", disa telefona celularë, një peshore që shërben për peshimin e dozave, një pajisje elektrike që shërbente për përzierjen e lëndës narkotike me përzierës të ndryshëm dhe një morsete metalike që shërben për presimin e lëndës së dyshuar narkotike.

Lënda narkotike e llojit kokainë, shpërndahej në zona të ndryshme,  në lokalet dhe pub-et e Tiranës dhe kryesisht kjo lëndë narkotike blihej nga klientë vip./Telegrafi/
 

Exit mobile version