Site icon Telegrafi

Tiranë, humb jetën drejtuesi i një motoçiklete

Gazeta Start njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditë, në vendin e njohur si kryqëzimi i Laprakës.

Sipas policisë, drejtuesi i motoçikletës dyshohet të ketë humbur kontrollin duke u përplasur dhe hyrë në gomat e pasme të një kamioni betonier.

Aksidenti ka qenë fatal për Vangjel Simonin, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. /Telegrafi/

Exit mobile version