Ngjarja ndodhi pranë zonës së Selitës në Tiranë, ku një grup të rinjsh janë grindur me njëri-tjetrin për motive ende të paqarta. Si pasojë, mbeti i vrarë me armë zjarri, tip kallashnikov, 26 vjeçari Arjan Mejdani nga komuniteti rom, dhe një tjetër u plagos rëndë dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak.
Policia ndodhet në vendgjarje dhe po administron provat e ngjarjes. Nga hetimet paraprake mësohet se policia ka identifikuar 3 prej autorëve të vrasjes dhe plagosjes dhe i ka shpallur në kërkim. /Telegrafi/