Telegrafi

Tiranë, gjendet i vdekur turisti anglez

Në një hotel të Tiranës është gjetur i vdekur një turist anglez. Sipas policisë, nga hetimet e para nuk rezulton se ai është dhunuar pasi nuk pati shenja dhune në trupin e viktimës.

Ndërkohë, bëhet e ditur se turisti anglez ishte me profesion inxhinier dhe prej 4 ditësh ndodhej në Shqipëri, përcjellin mediat shqiptare.

Ekspertiza e mjekësisë ligjore ka dalë në përfundimin se viktima vuante nga epilepsia dhe kjo mendohet të jetë bërë shkak për vdekjen e tij.