Site icon Telegrafi

Tiranë, gjendet pa shenja jete një 24 vjeçar

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, në kryeqytet.

Një 24 vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij, ndërsa policia njofton se nuk janë konstatuar shenja dhune.

Më tej në njoftim thuhet se pas veprimeve të kryera dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

“Më datë 11.11.2021, në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, në mjetin e tij, shtetasi J. C, 24 vjeç. Nga veprimet e kryera dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /tch/

 

Exit mobile version