Site icon Telegrafi

Tiranë, fëmija 2 vjeç humb jetën nga zjarri

Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Babrrusë në Tiranë. Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe ka humbur jetën një fëmijë 2 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:35 minuta në lagjen “Shpat” të Babrrusë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit dhe policia.

Në banesë mësohet se ndodheshin 2 fëmijë të mitur, por njëri fatmirësisht është shpëtuar nga zjarrfikësit, por ka qenë e pamundur që të shpëtohet fëmija tjetër, shkruan syri.net.

Burime nga uniformat blu thanë se janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që rezultoi fatal për jetën e një fëmijë 2 vjeç. /Telegrafi/

Exit mobile version