Telegrafi

Tiranë: Bie qiraja për 10 për qind

Agjentët e patundshmërive konfirmuan për Gazetën Shqiptare se gjatë 2-3 viteve të fundit ka pasur një nivel të qëndrueshëm të çmimeve të qirave, por rritja e ndjeshme e ofertës ka vënë nën presion poseduesit e dyqaneve dhe zyrave për t’i ulur ato, sidomos në lagjet larg qendrës. Ndërkohë, për ambiente tregtare në zonat e shtrenjta të Tiranës, si Blloku, stadiumi "Qemal Stafa" apo pranë RTSH, kërkesa është gjithnjë e lartë dhe qiratë janë më të kripura.

Rritja e numrit të ndërtimeve jo vetëm që ka shtuar ofertën për shitje apartamentesh dhe ambientesh tregtare, por edhe për qiratë. Shtimi i ofertës duket se tashmë po ul edhe çmimet. Të dhënat nga agjentët e "real-estate" konfirmojnë se këta muaj është vënë re një ulje deri në 10 për qind e çmimeve të qirave të apartamenteve, kjo sidomos, pas pakësimit të ndjeshëm në treg të kërkesave nga ana e studentëve.

Sot një apartament normal me qira në kryeqytet paguhet nga 20-30 mijë lekë në muaj, kjo në varësi të cilësisë së shtëpisë, por edhe të vendndodhjes. /Telegrafi/