Drejtoria e Policisë, në një konferencë për shtyp, njoftoi se i arrestuari është shtetasi, Arjan Seit Hoxha, lindur dhe banues në Tiranë, arrestimi i të cilit u bë në Golem.
Shtetasi Hoxha, në rolin e tutorit, kishte lënë për të shfrytëzuar në një hotel në këtë zonë të frekuentur nga pushues, dy femra, njëra 16 dhe tjetra 23 vjeç, nga shfrytëzimi i të cilave, mësohet se përfitonte shuma deri në 100 euro, raportoi Panorama.
Polici i arrestuar kishte funksionin e specialistit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në komisariatin Nr.3 në Tiranë./Telegrafi/