Policia arrestoi 20-vjeçarin, Armand Allushi, pasi tentoi të vrasë me armë zjarri 39 vjeçarin, Bashkim Qefalia, për motive hakmarrje.
Sipas policisë, Bashkim Qefalia, u shtrua në SQUT, në gjendje të rëndë për jetën.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të 20 vjeçarit u kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprave penale, "Vrasje me paramendim" dhe "Armëmbajtje pa leje"./Telegrafi/