24- vjeçari Nuredin Dumani u kap menjëherë pas vjedhjes me armë të banesave të shtetasve Theodhori Bakiu dhe Feleke Lusha, vjedhje që u realizuan nën kërcënimin e armës dhe me maska. Arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit Nuredin Dumani, lindur në Dibër dhe banues në Kombinat u realizua në afërsi të gomisteri “Xhabafti”, në Kombinat.
Dy vëllezërit Dumani janë nën akuzë për tentativën e vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim dhe atë të vjedhjes./Telegrafi/