Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë, në rrugën “Tefta Tashko” rreth orës 14:20 minuta.
Mësohet se 45-vjeçarja, Shqipe Rexha, ka hipur në çatinë e banesës së saj private dhe ka tentuar të presë telat e korentit me mjete të forta si pinca e sëpatë. Por, një telefonatë e banorëve drejtuar komisariatit të policisë nr. 2 në kryeqytet ka bërë edhe parandalimin e tragjedisë, raportoi BW.
Me të mbërritur në vendngjarje policia lokalizoi gruan dhe e zbriti nga çatia. Sipas burimeve policore gruaja kishte probleme të rënda mendore, çka duhet ta ketë shtyrë të bëjë këtë veprim. Policia ka bërë shoqërimin e saj në spitalin psikiatrik pranë QSUT-së, ku do ti nënshtrohet edhe kontrolleve të nevojshme./Telegrafi/