Telegrafi

Tiranë, 37-vjeçari shpëtohet në çastet e fundit nga vdekja – teksa vetëvarej

Burime policore thanë për NOA se 37-vjeçari Astrit Merja u gjet nga forcat policore i varur në litar në një kasolle teksa përpëlitej.

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë i shpëtoi jetën Merjas, i cili u transportua me urgjencë drejt spitalit.

Nga hetimi doli se 37-vjeçari tentoi t’i jepte fund jetës në kushte të rënda të depresionit. Megjithatë po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

“Ka qenë një telefonatë anonime e cila i shpëtoi jetën Astrit Merjas në sekondën e fundit. Policia e gjeti Merjën teksa përpëlitej në litar”, thanë burimet policore. /Telegrafi/