Hetimi disa javor u mbyll sot me një kontroll të imtësishëm në hotelin Ekskluziv në zonën e Sanatoriumit. Lënda narkotike u gjet e fshehur në bagazhin e një makine që ndodhej në garazhin e hotelit.
Gjithashtu, është bërë arrestimi i 3 personave, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur. Ndërkaq vazhdon puna për të zbuluar destinacionin që kishte lënda narkotike si dhe bashkëpunëtorët e tjerë të mundshëm të përfshirë në trafik./Telegrafi/