Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 23 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij.
Burime nga policia bëjnë me dije se kanë qenë familjarët e tij që e kanë gjetur të pajetë 23-vjeçarin të identifikuar me inicialet R. M.
Më pas është njoftuar policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
I riu me inicialet R. M., i ka dhënë fund jetës rreth orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme dhe sipas policisë ai e ka marrë këtë vendim në kushtet e një tronditje të rëndë mendore. /albeu.com/