Policia njoftoi, se gjatë operacionit të koduar "Trasmetimi", ka kontrolluar të martën në mbrëmje disa subjekte tregtare dhe banesa, të cilat dyshoheshin se kanë transmetuar në mënyrë të paligjshme sinjal të disa Kompanive Televizive Dixhitale.
Gjatë kontrollit të ambienteve, policia sekuestroi edhe aparate të klonuar për marrjen dhe transmetimin e sinjaleve televizive, sisteme kompjuterike të përshtatur si servera për administrimin e rrjetit të trasmetimit, njësi kompjuterike lap-top, modem, CD dhe karta dixhitale.
Ndërkohë, policia po vazhdon hetimet për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë aktivitet. /Telegrafi/