Telegrafi

Tirana zyrtare: E përshëndesim fitimin e ftesës për anëtarësim të Maqedonisë Veriore

Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta i uroi Maqedonisë fitimin e ftesës për fillim të bisedimeve për anëtarësim në NATO.

Më pastaj, Meta ftesën e vlerëson si katalizator i mëtutjeshëm për sigrui në rajon dhe në Ballkanin Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përmes rrjetit social Twitter, meta shkroi se Samiti i NATO-s e ka përforcuar lidhjen thelbësore të Aleancës përmes vendimeve më të angazhuara për të gjithë.

“E përshëndes fitimin e ftesës për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë Veriore të ardhshme, katalizator për më shumë siguri dhe stabilitet për Ballkanin Perëndimor”, shkroi Meta.

Fitimin e ftesës e përshëndeti edhe Kryeministri Edi Rama.

“Duke vlerësuar marrëveshjen e arritur midis Athinës dhe Shkupit, Shqipëria e përshëndet fillimin e procedurave që sa më shpejtë të bëhet anëtarësimi në NATO i Republikës së Maqedonisë Veriore e ardhshme”, shkroi Rama në rrjetin social Facebook.