Site icon Telegrafi

Tirana zgjohet e “përgjumur” pas festave të Vitit të Ri

Kur akrepat e orët kanë shënuar 00.00 fishekzjarrët i kanë dhënë ngjyrën e vërtetë gjallërisë së minutave të ndërrimit të viteve, lajmëroi Balkanweb.

Një pjesë e mirë e qytetarëve kanë preferuar ta kalojnë në tryezën familjare këtë festë, por edhe ambientet luksoze në kryeqytet, lokalet dhe restorantet që kanë ofruar muzikë live, dhe ku kanë kënduar artistët më të njohur të momentit kanë qenë të mbushura plot.

Familjarë që kanë qëndruar në shtëpitë e tyre kanë qenë nën shoqërinë e ekranit të vogël, i cili ndonëse alternativ dhe i shpërndarë në disa stacione televizive private ishte munduar t’i argëtonte shqiptaret. Më pas orët e para te Vitit te Ri, kanë rinxjerrë në rrugë mijëra njerëz të kryeqytetit. Qytetarët kanë nisur telefonatat dhe mesazhet me urimet më të bukura për të afërmit, miqtë e tyre.

Në këtë feste popullore, më e populluar ka qenë zona e Bllokut , një nga më të preferuarat e rinisë së kryeqytetit, ku lokalet e kësaj zone kanë qenë tejet të mbushura jo vetëm nga të rinj.

Në ndryshim nga çdo vit, sheshi “Skenderbej” ne Tiranë, arena tradicionale e festimit të ndërrimit të viteve ka qenë këtë herë më shumë se i braktisur për shkak të punimeve që bashkia e kryeqytetit ka nisur prej disa muajsh atje. Festimet janë zhvendosur në sheshin “Nënë Tereza|, ku dhe është vendosur pema e Vitit të Ri.

Ndërsa në orët e para të së shtunës së parë për vitin 2011, kryeqyteti është zgjuar me përkundjen e “gjumit” të hedhur tutje në natën më spektakolare të vitit.

Shumica e aktiviteteve private u kanë vënë kyçin dyerve të tyre dhe qepenat e dyqaneve thuajse kanë qenë të gjithë të mbyllur. Në rrugë qarkullojnë më pak makina se sa në ditët e fund-vitit, ndërkohë që nuk i kanë munguar kryeqytetit në këtë një janar, shitësit ambulantë, apo dhe familjarët që kanë filluar vizitat e para të vitit 2011, tek miqtë dhe të afërmit me urimet tradicionale të Vitit të Ri. /Telegrafi/
 

Exit mobile version