Telegrafi

Tirana me trajner të ri

Mirel Josa është prezantuar si trajneri më i ri Tiranës.

Nën shoqërinë e presidentit Refik Halili dhe zëdhënësit për shtyp Arbi Laçi, ish-trajneri i Skënderbeut ka thënë fjalët e para si trajner i bardhebluve.

Për Josën ky është një rikthim në shtëpi pasi me Tiranën ai ka luajtur si lojtar si dhe është shpallur kampion si trajner.

Ai do ta zëvendësoj Ilir Dajën në këtë post.