Tirana është matematikisht kampione e Shqipërisë për edicionin 2021/22 në Abissnet Superiore.
Bardheblutë mundën me përmbysje 2-1 rivalët e përjetshëm të Partizanit, në një ndeshje të jashtëzakonshme me raste e gola në “Elbasan Arena”.
Ky është titulli i 26 për Tiranën, që feston të dytin kampionat në tre vitet e fundit.
Taulant Seferi dhe Ennur Totre shënuan golat e Tiranës, ndërsa golin e vetëm për Partizanin e shënoi Xhuliano Skuka.
Ky është titulli i parë për trajnerin Orges Shehi.
Te Tirana këtë sezon lojtarë nga Kosova që u paraqiten, janë portieri Visar Bekaj dhe mesfushori Engjëll Hoti.
Tirana do të përfaqësojë Shqipërinë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2022/23. /Telegrafi/