Klubi më i madh në Shqipëri, Tirana ka fituar titullin kampion për sezonin 2019/20 në Superiore.
Edhe dy javë pa u mbyllur sezoni i rregullt në Superligën e Shqipërisë është mësuar emri i ekipit kampion.
Bëhet fjalë për klubin e madh kryeqytetas, Tiranën, që është shpallur edhe matematikisht kampion i këtij sezoni në javën e 34-të.
Shpalljen kampion para kohe e ndihmoi rivali më i afërt Kukësi, i cili u mposht sot (e diel) mbrëma nga Vllaznia me rezultat minimal 1-0.
Tashmë kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në mbylljen e sezonit, Tirana prinë me 69 pikë, ndërsa Kukësi i dyti ka 62 pikë.
Ky është titulli kampion i 25-të në historinë e Tiranës dhe vjen pikërisht në 100 vjetorin e themelimit të klubit. /Telegrafi/