Tirana e Emanuel Egbo është thjeshtë e papërmbajtshme, pasi ka fituar në derbin e kryeqytetit, ndaj Partizanit me rezultat të thellë 5-1.
Në Air Albania ndeshja nisi me një gol spektakolar të brazilianit William Cordeiro që pa u mbushur ende dy minuta lojë kaloi në epërsi të kuqtë me një goditje fluturimthi nga distanca.
Gjithsesi momenti kyç i kësaj ndeshje ishte minuta e 13-të kur pas një gabimi në mbrojtjen e Partizanit, Eneo Bitri mori karton të kuq dhe u akordua penallti.
Nga pika e bardhë Idriz Batha nuk gaboi duke barazuar shifrat (1-1).
Pak minuta më vonë bardheblutë fituan një tjetër penallti, që sërish e ktheu në gol Batha.
Tirana shënoi e tretë në minutën e 63-të me Idrizajn që shënoi një autogol.
Në minutën e 76-të në vend të Michael Ngoo, trajneri Egbo hodhi në fushë sulmuesin e talentuar Ernest Muçi.
Ky i fundit shënoi dy herë, në minutën 82 dhe kohën shtesë për rezultatin 5-1.
Me këtë fitore Tirana është lider ka 47 pikë, ndërsa Partizani me 38 pikë është në vendin e tretë. /Telegrafi/