Telegrafi

Tirana sërish mposhtet nga Besiktas dhe eliminohet nga Liga e Konferencës

Tirana u mposht 0-2 përballë Besiktasit në “Air Albania”, sfidë ku morën pjesë më shumë se 10 mijë tifozë.

Skuadra nga Stambolli fitoi edhe sfidën e dytë dhe kaloi në raundin e tretë të Ligës së Konferencës me rezultatin e përgjithshëm 5-1.

Golat u realizuan në pjesën e dytë nga Daniel Amartey dhe Vincent Aboubakar, teksa skuadra nga Stambolli e mbylli takimin me dhjetë lojtarë.

Pas daljes me të kuq të Arthur Masuaku në mesin e fraksionit të dytë.

Djemtë e Orges Shehit, iu afruan golit në disa raste, por Hasani, Kaina, Deliu dhe Abazaj nuk konkretizuan rastet e krijuara. Besiktasi do të sfidojë në turin e tretë azerët e Neftchi Baku. /tch/