Tirana ka pësuar humbje në ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve, pasi u mposht me rezultatin minimal 1-0 si mysafir i klubit nga Luksemburgu, Dudelange.
Në përvojën e parë evropiane si trajner, Orges Shehi debuton me humbje, teksa bardheblutë “u tradhtuan” nga Vesel Limaj, që mori dy të verdhë për tre minuta dhe u largu nga loja në minutën e 71-të.
Edhe vendasit nga minua e 54-të luajtën me një lojtar më pak, pasi Kirch, bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Enur Totres dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Dudelange me 10 futbollistë, kur kishte më shumë se 35 minuta lojë ende.
Me forca të barabarta, ishin sërish vendasit që orën iniciativën dhe në minutën e 71-të u shpërblyen, teksa Mohcine Hassan bëri një gjuajtje me kokë, duke gjetur fillimisht shtyllën e më pas rrjetën e portës së Visar Bekajt.
Tirana edhe pse u largua kokë-ulur nga Luksemburgu, ka sërish me shanse të plota për kualifikim, teksa tashmë do të luajnë gjithçka në “Air Albania”, të martën në orën 20:00./Telegrafi/