Telegrafi

Tirana përballë Stabaekut në LK

Ndryshe nga pjesëmarrjet e tjera në Ligën e Kampionëve, këtë herë kërkohet më shumë nga bardheblutë nisur edhe nga prononcimet e donatorit Refik Halili, i cili nuk ka kërkuar thjeshtë kalimin e një faze, por një paraqitje më dinjitoze se herët e tjera.

Megjithëse shorti nuk është treguar shumë bujar me Tiranën, ekzistojnë mundësitë për të kaluar fazën e parë të eliminatoreve, mirëpo duhen parë dhe lojtarët që mund të afrohen deri në përballjen e parë.

Ndeshjet e para te vlefshme për Ligën e Kampionëve do të luhen me 14 dhe 15 korrik ndërsa ato të kthimit me 21 dhe 22 korrik dhe bardheblutë do të presin në Tiranë vikingët e Stabaek IF. /tch/telegrafi/