Telegrafi

Tirana nuk dëshiron të paguajë 15 mijë euro për Mazrekajn

“Për momentin jo, me gjithë dëshirën që kemi pasur për ta pasur në ekip. Ata ndoshta mendojnë se Tirana e ka arkën plot, aq sa mund të japë parë edhe hua, mirëpo kjo nuk bëhet”.

“I mirëkuptoj drejtuesit kosovarë, të cilët duan të përfitojnë, por është e pamundur”, ka thënë administratori i Tiranës, Salih Tagani, për ‘Panorama Sport’.

Lojtari me këtë rast ka mbetur tejet i zhgënjyer, pasi më parë kishte marrë ‘dritën e gjelbër’ për të kaluar te Tirana në formë huazimi dhe pritej vetëm zyrtarizimi i transferit./Telegrafi/