Telegrafi

Tirana në panik- banorët dalin në rrugë pas tërmetit të fuqishëm

Para një ore Tirana është goditur nga një tërmet i fuqishëm.

Tërmeti i orës 22:08 minuta, me magnitudë 4.4 ballë ka alarmuar banorët e kryeqytetit, të cilët “kanë gjetur shpëtim” në rrugë.

Por, panika vetëm sa u shtua kur pas këtij tërmeti në disa media të Shqipërisë u raportua se do të vinte edhe një tjetër shumë më i fuqishëm me fillim nga ora 23:30. Duke ditur se tërmetet nuk mund të parashikohen ky ishte nje lajm i rremë, reagimet nga kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Mbrojtjes ishin të shpejtë, duke thënë se nuk ka vend për panik.

Epiqendra ishte 10 kilometra në veri të qytetit bregdetar të Durrësit dhe 25 kilometra nga Tirana.

Ndërkaq, të shtunën pas mesnate po ashtu ka pasur lëkundje, por edhe të dielën në mëngjes.

Lexo po ashtu Sërish tërmet: Lëkundje të forta godasin Shqipërinë, magnituda 4

I pari pas mesnate ishte në ora 02:18, me magnitudë 2.7 shkallë Rihter, me epiqendër 25 kilometra në Perëndim të Tiranës.

I dyti pas mesnate u regjistrua 10 minuta më vonë, në ora 02:28, me magnitudë 4.4 shkallë Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti të fuqishëm ishte 29 kilometra në Perëndim të Tiranës.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi këtë të shtunë pas pesë tërmeteve që goditën Shqipërinë - momente frike, panik, rreth 70 të lënduar e shumë dëme materiale

Tërmeti i tretë u regjistrua në ora 02:49, ndërsa dridhjet ishin 3.5 shkallë Rihter, kurse epiqendra 35 kilometra në Perëndim të Tiranës.

Lexo po ashtu Ndahen një milion dollarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Autoritetet shqiptare kanë bërë thirrje që banorët e zonave ku ka paralajmërime për vazhdim të dridhjeve të mundshme sizmike të qëndrojnë jashtë shtëpive e pallateve, pasi deri tani janë dëmtuar shtatë pallate në Tiranë e Durrës, njofton Telegrafi.