Telegrafi

Tirana në mesin e 21 komuniteteve më inteligjente

Komiteti i Tiranës është vlerësuar nga ICF-ja, sepse ka arritur të kuptojë sfidat e mëdha që sjell nevoja e përdorimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve (TIK) me brez të gjerë për bizneset e qytetarët dhe ka marrë hapa konkrete për të krijuar një ekonomi të aftë të përparojë nëpërmjet përdorimit të kësaj infrastrukture moderne të TIK.

Ky është një tjetër vlerësim i impaktit pozitiv për sa i përket zhvillimit social dhe ekonomik të vendit në tërësi dhe i Tiranës si metropoli i Shqipërisë në veçanti, i projektit tashme 8-vjecar të qeverisë “Shqipëria Dixhitale”.

Ky Forum quan Komunitete Inteligjente, ato komunitete të cilat, nëpërmjet sfidave ose vizionit, arrijnë të kuptojnë sfidat e mëdha që sipërmarrjet ekonomike kanë me infrastrukturën e komunikimeve me brez të gjerë, dhe që kanë ndërmarrë hapa të vetëdijshëm për të krijuar një ekonomi të aftë të përparojë nëpërmjet kësaj infrastrukture.

Me rënien e sundimit sovjetik në Europën Lindore ne fund të viteve 1990, ky kryeqytet, i një prej vendeve me te varfa të kontinentit, filloi një udhëtim me rreziqe drejt shekullit të 21-të. Tirana është qendra tregtare dhe prodhuese e vendit, ku ndodhet gjysma e të gjitha kompanive shqiptare dhe ¾ e kompanive të huaja.
Ajo është shtëpia e industrive në rritje të këpucëve dhe veshjeve, produkteve bujqësore, minierave, naftës dhe gazit, dhe turizmit. Më një normë të ulët të penetrimit të internetit të krahasuar me BE, tregu I internetit në vend ofron potencial të lartë rritjeje.

Në Tiranë shtrirja e internetit me brezë të gjerë por rritet shpejtë si përgjigje ndaj rritjes së disponueshmërisë të tij dhe çmimeve shumë më të ulëta. Qëllimi i vendit është të bëhet një “qendër-teknologjike” për rajonin, me normën e penetrimit të broadband të barabartë më atë të BE dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit po shndërrohet në një sektor kryesor për ekonominë.

Tirana është streha e të vetmit inkubator biznesi dhe ka parë një rritje domethënëse në numrin e bizneseve të reja në sektorë të ndryshëm duke përfshirë reklamat, dizajnin, shërbimet kompjuterike, mediat dhe botimet. Strategjia kombëtare e zhvillimit fokusohet në zgjerimin e bazës së bizneseve nga të vegjël në të mesëm, duke përfshirë mikro-sipërmarrjet dhe nxitjen e një kulture sipërmarrëse.

Qeveria shqiptare ka investuar ndjeshëm në aplikimet e qeverisjes elektronike dhe ka inkurajuar sektorin privat t’i ofroj shërbime dixhitale klientëve, si veprimet bankare (banking) online.

Si Tirana edhe vendi po ecin përpara shumë mirë: Indikatorët e Doing Business të Bankës Botërore treguan se Shqipëria ka avancuar nga vendi i 136 në 2007 në vendin e 82 në 2010. Në vitin 2009 arriti vendin e dytë më të lartë midis 10 reformatorëve kryesues në botë.

Vazhdimi i suksesit do të varet nga implementimi i politikave të duhura, duke u drejtuar suksesshëm procesin për t’iu bashkuar BE dhe duke shfrytëzuar efektivisht marrëdhënien që do të rezultojë. /OraNews /Telegrafi