Klubi i vetëm shqiptar që ka mbetur në arenën ndërkombëtare është Tirana.
Kampioni i Shqipërisë është në ‘Play-Off’ të Ligës së Evropës dhe për kundërshtar do ta kenë kampionin zviceran.
Tirana ka udhëtuar drejt kryeqytetit zviceran Bern për tu përballur me Young Boysin.
Kryeqytetasit shqiptar për herë të parë arrijnë në këtë rang garash dhe synojnë ta shkruajnë historinë e klubit duke u futur në grupe.
Besuche unser Matchcenter zum Spiel YB – KF Tirana 👉 https://t.co/M57cCLqFkN #BSCYB #YBTIR #UEL pic.twitter.com/5wi0RAzw61
— BSC YOUNG BOYS (@BSC_YB) September 30, 2020
Tanimë janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, ku për Tiranën nga minuta e parë është Visar Bekaj.
Formacionet zyrtare:
Young Boys Bern: Von Ballmoos, Hefti, Camara, Lefort, Garcia, Fassnacht, Sierro, Lustenberger, Ngamaleu, Nsame, Meschack.
Tirana: Bekaj, Tosevski, Najdovski, Vangjeli, Ismajlgeci, Torassa, Batha, Celhaka, Cobbinah, Cale, Muci. /Telegrafi/