Telegrafi

Tirana feston pesëvjetorin e pavarësisë

Muzika shqiptare do të ketë një pikëtakim të dielën dhe ajo është qendra e Tiranës, ku do të mbahet një koncert i madhi për festimin e përvjetorit të pestë të pavarësisë së Kosovës.

“Pesë vjet më parë kombi shqiptar festonte Pavarësinë e Kosovës dhe ja, pesë vjet më pas, kjo datë e shënuar po afron. Sot, data 17 është festa e të gjithë shqiptarëve e jo vetëm e Kosovës. Bashkia e Tiranës ka vendosur ta festojë dhe këtu, në një formë shumë të hareshme, shumë të gëzueshme. Festojmë të gjithë qytetarët, gjithë artëdashësit, me këngëtarët që siç e shikoni jemi sëbashku këtu”, ka theksuar drejtori i drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës, Arben Skenderi, i cili konfirmoi agjendën e festimeve.

Në koncertin e madh pritet të performojnë emrat më prominente të muzikës shqiptare. /Telegrafi/