Kryeqyteti shqiptar ka marrë ngjyrat e flamurit të Kosovës, e cila më 17 shkurt feston 12 vjetorin e Pavarësisë.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar në Twitter disa fotografi, ku shihet ndërtesa e bashkisë e mbuluar me një flamur gjigant të Kosovës.
Veliaj në Twitter ka shkruar “kartolinë me dashuri nga Bashkia Tiranë”. /Telegrafi/
Kosova #12VjetShtet – kartoline me dashuri nga @BashkiaTirane 🇦🇱❤️🇽🇰 pic.twitter.com/lHQBDlLYl2
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) February 15, 2020