Site icon Telegrafi

Tirana dhe Shkupi angazhohen për ndërtimin e rrugës së Arbrit

Dy personalitetet diskutuan gjerësisht për marrëdhëniet midis dy vendeve si dhe thellimin e tyre në të ardhmen për forcimin e paqes dhe bashkëpunimit në rajon për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Në takim u rikonfirmua gjithashtu mbështetja e plotë dhe reciproke e të dy vendeve për ecurinë e mëtejshme, në projektet integruese euroatlantike.

Ambasadori Trpevski vlerësoi reformat dhe arritjet e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare, gjatë kësaj periudhe, të cilat bënë të munduar sukseset e rëndësishme të Shqipërisë, integrimin në NATO dhe liberalizimin e vizave dhe i rishprehur kryeministrit Berisha edhe njëherë dëshirën e kryeministrit Gruevski, qeverisë dhe vendit fqinj për ta mikpritur kryeministrin Berisha në Shkup, ftesë e cila mori përgjigje pozitive nga kryeministri shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version