Telegrafi

Tirana dhe Kastrioti sigurojnë rikthimin në Kategorinë Superiore në Shqipëri

Klubi më i madh shqiptar, Tirana dhe Kastrioti i Krujës kanë siguruar matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore për sezonin e ri.

Tirana, sot (e shtunë) edhe zyrtarisht ka siguruar rikthimin në Kategorinë Superiore nga sezoni i ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga trajneri brazilian Ze Maria ka dominuar në Grupin B të Kategorisë së parë, duke kryesuar gjatë gjithë kohës dhe me fitoren e sotme ka siguruar rikthimin.

Fitorja e së shtunës me rezultat 3-2 ndaj Pogradecit ua ka siguruar edhe matematikisht rikthimin Tiranës rikthimin mes më të mirave të futbollit shqiptar.

Ndryshe, Tirana është klubi me më shumë tituj në Shqipëri, dhe rikthimi në Kategorinë Superiore është një lajm i mirë jo vetëm për bardheblutë, por për të gjithë futbolldashësit shqiptarë.

Në anën tjetër, Kastrioti po ashtu siguroi rikthimin në Superligën e futbollit shqiptar nga Kategoria A.

Fitorja 2-0 në shtëpi ndaj Besëlidhjes i ka jap mundësinë që vitin e ardhshëm të jenë mes ekipeve më të mira në Shqipëri. /Telegrafi/