Site icon Telegrafi

Tirana del në stërvitje, policia i largon futbollistët nga stadiumi

Coronavirusi si shumë shtete të tjera, ka pushtuar edhe Shqipërinë, ku numërohen raste të shumta të prekurish dhe viktimash.

Pikërisht për këtë arsye, Qeveria ka urdhëruar të gjithë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin grumbullimet.

Megjithatë këtë rregull nuk e ka zbatuar klubi i Tiranës. Këta të fundit prej bënin stërvitje këto ditë në stadiumin “Selman Stërmasi”, sikur asgjë të mos kishte ndodhur, shkruan Panorama Sport.

Ditën e sotme policia ka vendosur të ndërhyjë dhe t’i largojë ata nga fusha, duke iu komunikuar se kjo është e ndaluar rreptësisht në këtë kohë, kur i gjithë vendi po përballet me një situatë shumë të vështirë për shkak të coronavirusit.

Është e ndaluar që të qëndrojnë bashkë një grup prej dy personash, jo më një skuadër futbolli dhe për këtë arsye tashmë pritet të përballet me sanksione.

Exit mobile version