Site icon Telegrafi

Tiramisuja rekorde peshon mbi një ton

Deserti i ri gjigant është krijuar nga dhjetëra pastiçerë, natën në mes të enjtes dhe të premtes, në kuadër të panairit të çokollatës në qytetin francez Villeurbanne, afër Lyonit.

Për ta bërë atë janë shpenzuar 300 kilogramë djathë të llojit mascarpone, 60 kilogramë gjalpë të ëmbël, 108 kilogramë biskota, 192 kilogramë sheqer, 3.8 kilogramë kakao pluhur, 12 kilogramë çokollatë, 120 litra ujë, nëntë litra kafe, 18 litra verë… /Telegrafi/

Exit mobile version