Site icon Telegrafi

Tiramisu me copëza çokollate

Përbërësit:

Për biskotat:
150 gr miell
130 gr sheqer
3 vezë
50 gr niseshte
maja për ëmbëlsira
vanilje

Për kremin:
5 vezë
150 gr çokollatë në copëza
500 gr maskarpone
200 ml kafe
120 gr sheqer
100 gr kakao

Përgatitja e biskotave
Ndajmë të verdhat nga të bardhat e vezëve dhe rrahim këto të fundit duke hedhur sheqerin pjesë-pjesë. Vazhdojmë rrahjen e të bardhave derisa të arrihet një masë e fryrë. Më pas shtojmë të verdhat dhe vazhdojmë ti rrahim derisa të bëhet një masë kremoze.

Përziejmë përbërësit e thatë se bashku dhe i shtojmë tek vezët duke i situr dhe trazuar ngadalë, nga poshtë lartë.
E hedhim masën e përgatitur në xhepin e pastiçerisë dhe e hapim në tavë.

E pjekim në furrë të nxehur më parë në temperaturën 180 gradë celsius për rreth 10 minuta.

Përgatitja e kremit për tiramisu
Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe rrahim të bardhat derisa të arrijmë një masë të fryrë. Me pas i vendosim në frigorifer.

Në rrahësin elektrik, hedhim të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin. I rrahim në shpejtësi mesatare. Duhet ti rrahim derisa të arrijmë një masë të fryrë.

Shtojmë marskarponen dhe i përziejmë mirë së bashku. Me pas shtojmë dhe te bardhat e vezëve. I përziejmë me kujdes nga poshtë lart derisa të arrijmë një masë homogjene.

Në tavë fillojmë shtrojmë biskotat duke i lyer me parë me kafe. Vendosim një shtrese biskota dhe me pas hedhim një shtresë kremi. E hapim mirë në të gjithë sipërfaqen e tavës.
Sipër shtojmë kakao dhe copëza çokollate. Vazhdojmë kështu dhe me shtresën e dytë.

Pasi e kemi përfunduar e vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë. Më pas e presim në copa dhe e shërbejmë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version