Kombinimi i bananes dhe kokosit do t’ju bëjë që sërish ta kërkoni
Përbërësit:
– 4 banane;
– 500 g djathë maskarpone;
– kripë sa mund të kapet me gishta;
– 80 g sheqer pluhur;
– 3 vezë;
– 1 paketim sheqer vaniljeje;
– 2 paketime biskota;
– ¼ e litrit qumësht kokosi;
– ¼ e litrit liker kokosi.
Përgatitja:
▪ Tundni vezët, sheqerin, kripën dhe sheqerin e vaniljes dhe shtoni tretjen e shkumëzuar.
▪ Shtoni djathin maskarpone lugë pas luge.
▪ Përzieni qumështin dhe likerin e kokosit dhe në të njomni mirë biskotat.
▪ Radhisni në tepsi apo në gota për desert me krem pastaj bananet e prera në feta.
▪ Shtresa e fundit le të jetë kremi.
▪ Tiramisun futeni në frigorifer që qëndrojë gjatë natës.
▪ Qiteni desertit pluhur kakaoje.
▪ Shijojeni, – transmeton Telegrafi.