Se Mario Balotelli po kalon në një periudhë fantastike të Olympique de Marseille e tregon edhe festa e tij te goli ndaj Saint Etienne.
Italiani shënoi golin e parë në takim dhe befasoi të gjithë me festën e tij, të cilët duket se e kishte planifikuar mirë.
28-vjeçari pasi shënoi gol iu afrua një kameramani pas portës, ia mori telefonin dhe festën e golit e postoi menjëherë në Instagram Story.
https://twitter.com/TazPhalora/status/1102301670950739970
Normalisht që e gjitha kjo është bërë lajm në mediat botërore, por edhe virale në rrjetet sociale të ndryshme nga tifozët.
Balotelli iu bashkua Marseilles nga Nice në janarin e 2019 dhe tashmë ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim në Ligue 1.
Mario Balotelli’s iPhone celebration from his angle. pic.twitter.com/CeTFzAz8k8
— Get French Football News (@GFFN) March 3, 2019
Skuadra e ‘Super Marios’ e fitoi ndeshjen me rezultat 2-0 dhe tani renditen në vendin e katër me 44 pikë, pesë më pak se Lyoni.
Kujtojmë se italiani në të kaluarën ishte pjesë edhe e skuadrave të njohura si Liverpool, Milan, Inter dhe Manchester City. /Telegrafi/
—Scores bicycle kick
—Whips out his phone
—Straight on his Instagram storyIt could only be @FinallyMario 😂 pic.twitter.com/oby0TEDbhs
— B/R Football (@brfootball) March 3, 2019