Telegrafi

Tipike nga Balotelli, provokon Cavanin dhe pastaj dhuron spektakël me topin në fushë (Video)

Nice ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Paris Saint-Germainit në Ligue 1.

Me këtë humbje PSG ka zbehur gjasat për titull, pasi Monaco ka tre pikë dhe një ndeshje më shumë.

Në këtë takim golin e epërsisë e shënoi Mario Balotelli, duke shënuar golin 14 sezonal në Ligue 1.

Italiani vazhdoi të jetë në qendër të vëmendjes në këtë takim. Një herë për provokimin që ia bëri Edinson Cavanit dhe pastaj me lëvizjet e bukura me top në fushë.

Të dyja këto me një qëllim, për të acaruar lotjarët kundërshtarë. /Telegrafi/