Telegrafi

Tipari i ri i Galaxy S10 mund të lë shumë prapa iPhone dhe laptopët Apple

Samsung Galaxy S10 mund të shtyjë kufijtë e asaj që ishte menduar se ishte e mundur për telefonat që arrijnë vitin e ardhshëm, gjë që mund të lë iPhone dhe madje edhe laptopët Apple të mbeten shumë prapa.

Një raport i ri, nga GF Securities prej Hong Kongut, pohon se Galaxy S10 do të vijë me një memorie prej 12GB RAM. Ky kapacitet është më shumë se çdo telefon tjetër dhe se shumica e laptopëve mund të ofrojnë.

Ky kërcim i madh në RAM do të thotë super shpejtësi si kurrë më parë. Kjo ka gjasa të jetë një mënyrë për të mundësuar përpunimin me shpejtësi të lartë të sasive të mëdha të të dhënave që 5G do të sjell. Për më shumë, ky kapacitet do të mundësoj funksionimin e tiparaeve të realitetit të shtuar dhe virtual.

Burimi gjithashtu pohon se magazinimi do të rritet në një kapacitet masiv të memories, prej 1TB. Në mënyrë efektive, kjo është duke vënë një kompjuter të fuqishëm në xhepin tuaj dhe mund të zëvendësoj nevojën për një laptop të veçantë, në të ardhmen e afërt.

Samsung pritet të lansoj Galaxy S10 në fillim të vitit 2019. /Telegrafi/