Sean Paul dhe Major Lazer janë bashkuar për të realizuar këngën “Tip Pon It”.
Ky bashkëpunim karakterizohet me stilin që e prezanton zakonisht Sean Paul, si edhe me tingullin specifik të Major Lazer.
Këngën e shoqëron edhe videoklipi interesant, të cilin e ka realizuar artisti dhe producenti francez, Alexandre Courtes, i cili në këtë kaluarën ka punuar me emra të njohur, si “Daft Punk”, “The White Stripes” e Kylie Minogue.
“Tip Pon It” është një tjetër këngë në gamën e projekteve të suksesshme të Sean Paul në dy vitet e fundit.
Për më pak se 24 orë, videoja muzikore ka kaluar shifrën prej një milionë shikimesh në YouTube.
Një ndër projektet e fundit të Sean Paul është “Mad Love” që u lansua në muajin mars.
Kënga, në të cilën ka punuar edhe David Guetta dhe është bashkëpunim me Becky G, ka kaluar më shumë se 32 milionë shikime në shërbimin e shpërndarjes së videove.
Njëherësh, “Mad Love” është ngjitur edhe në pozita të larta në top-listat muzikore botërore. /Telegrafi/