Policia e Londrës ka bërë të ditur se plaçkitësi, i veshur si personazhi i popullarizuar i fëmijëve Tinky Winky, pak pas mesnatës kishte ndalë një grua dhe nën kërcënim ia kishte marrë paratë asaj.
Vajza 20-vjeçe ia kishte dorëzuar plaçkitësit të gjitha paratë që kishte, dhe ai më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Viktimë e kësaj plaçkitjeje kanë qenë edhe personat të tjerë, të cilët gjatë festës kishin veshur kostumin e Tinky Winky-t, pasi që policia i kishte ndalë ata për të verifikuar nëse bëhej fjalë për plaçkitësin që kërkonin – por përpjekjet nuk kishin rezultuar me sukses. /Telegrafi/