Telegrafi

Tinka Kurti reagon pas arrestimit të aktivistëve të SKV-së

Zëdhënësja e lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka thënë se natën e kaluar Policia e Kosovës ka arrestuar 5 aktivistë studentë të Lëvizjes Studim Kritikë Veprim (SKV), të cilët në “Parkun e Qytetit” ishin mbledhur për të shënuar me aktivitete tetë vjetorin e themelimit.

Kurti shkruan në Facebook se ora nuk ishte as 23:00 kur shumica e studentëve qenkan arrestuar duke u shpërndarë.

“Sonte policia lëndoi dhjetëra aktivistë e 5 të tjerë i arrestoi. Çka po mendon policia? Që çdo decibel të zërit ta kontrollojë me shkopinj gome, sprej e të gjjtha që kanë me vete për studentët.  Ora nuk ishte as 23:00 kurse shumica e studentëve qenkan arrestuar duke u shpërndarë. Atë që e kursejnë prej kriminelëve e përdorin në studentët. E pajustifikueshme”, shkruan Kurti. /Telegrafi/