Telegrafi

Tinitusi më i shprehur gjatë natës

Autorët e studimit pohojnë se kjo ndodh për shkak se kur shkojmë të flemë ka shumë qetësi, ndërsa personat me tinitus për shkak të mungesës së zhurmave tjera mendojnë se ushtima në veshin e tyre shtohet më shumë.

Si pasojë e tinitusit, njerëzit të cilët vuajnë nga kjo gjendje shqetësohen dhe pastaj nuk mund të flenë.

Deri më tani ende nuk është zbuluar shkaktari i vërtetë i tinitusit, ndërsa supozohet se tinitusi është i lidhur me problemet me dëgjim.

Llogaritet se afër 20% e njerëzve kanë tinitus, i cili më së shpeshti shpjegohet si ushtimë në vesh. /Telegrafi/