Prodhuesi italian ZeroUno, që është pjesë e Volkswagen Group, e ka lansuar një filmim të shkurtër që e tregon veturën e re në lëvizja.
Gjëja e parë që vërehet, është tingulli i mahnitshëm që lëshon kjo makinë sportive, duke treguar se është shumë e shpejtë, transmeton Telegrafi.
Megjithëse nuk dihen detajet, çfarë fuqie ka, apo mundësitë e manovrimit, dihet tashmë se është shumë e qëndrueshme.
Vetura që do të kushtojë mbi një milionë euro, pritet të jetë konkurrente me Bugatti Veyron dhe Lamborghini Centenario. /Telegrafi/