Duket se kjo SSC Tuatara, do ta nxjerrë zemrën jashtë
Ka kohë që është parë si duket, por duket se gjithçka është gati me këtë super-makinë amerikane dhe mund të hyjë së shpejti në prodhim, transmeton Telegrafi.
Kësaj rradhe, në materialin e siguruar prej Miller Motorcars, mund të shihet edhe nga afër, përbrenda si dhe të dëgjohet tingulli që lëshon.
Linjat e kësaj makine janë shumë të egra, por po që se dëgjohet, vërehet se ka tingull edhe më të egër.
Sistemi i ndërtimit dhe motori me 1,750 kuaj fuqi, duket se i japin energji enorme, që ia mundëson të lëvizë me shpejtësi të lartë.
Megjithatë, duket se është herët për lajme të tilla, pasi gjithçka mbetet e fshehtë lidhur me SSC Tuatara dhe nuk dihet as data kur mund të lansohet. /Telegrafi/