Tingull i mrekullueshëm …
Audi SQ8 është më “pikante” në krahasim me versionin standard Q8.
Audi SQ8 vjen me një paketë pajisjesh që përbëhet rrota 22 inç, sedilje lëkure, disqe prej çeliku inox e shumë gjëra të reja, transmeton Telegrafi.
Modeli me naftë i kësaj makine vjen me 435 kuaj fuqi dhe 900 Nm çifte rrotulluese, ndërsa ai me benzinë ka 500 kuaj fuqi dhe 770 Nm çifte rrotulluese.
Sidoqoftë, ajo që i ka mahnitur të gjithë, është tingulli mbresëlënës i Audi SQ8.
Më poshtë e keni videon ku mund të dëgjoni tingullin e jashtëzakonshëm që ofron Audi SQ8. /Telegrafi/