Makina elektrike Audi e-Tron GT do të ketë një tingull jashtëzakonisht të fuqishëm.
Një makinë e re elektrike Audi pritet të dalë nga linja e montimit në fund të vitit: Audi e-tron GT. Është prodhuar nga Audi Böllinger Höfen në Neckarsulm. Tani, prodhuesi gjerman i automobilave ka paraqitur tingullin e kësaj makine, transmeton Telegrafi.
Në pjesën e përparme të makinës elektrike, këmbësorët dhe çiklistët paralajmërohen nga sistemi paralajmërues i automjetit akustik (AVAS). Me një paketë zanore të disponueshme opsionalisht, ka edhe një altoparlant të dytë, më të madh në pjesën e pasme. Ekziston edhe tingulli artificial i makinës në brendësi.
Është ende e paqartë se cilat janë detajet tjera teknike të automjetit të serisë e-tron GT. Audi ende nuk ka publikuar ndonjë informacion për këtë.
Mendohet se kjo makinë përshkon një distancë prej 400 kilometra me një mbushje të vetme. /Telegrafi/