Pasagjerët janë shokuar me të kuptuar kuptimin e tingujve që dëgjojnë zakonisht gjatë udhëtimi me aeroplan.
Tingujt e çuditshëm janë në fakt një kod që anëtarët e ekuipazhit përdorin për të komunikuar me njëri-tjetrin.
Një përdorues në TikTok që flet pikërisht për këtë, mori dy milionë shikime në videon e tij.
@itsbeautifulmitch What the dings mean on airplanes #viralvideo ♬ original sound – Mitch Mohammed
“Me sa duket këto tinguj ‘dings’ janë si një gjuhë e fshehtë midis ekuipazhit dhe kabinës”, shpjegoi Mitch Mohammed.
Sipas tij nëse dëgjoni vetëm një tingull ‘ding’, do të thotë se aeroplani është bërë gati për nisje dhe gati për të ateruar.
Pas pesë minutave, gjatë fluturimit, ju do të dëgjoni dy ‘dings’, kjo do të thotë se aeroplani është 3000 metra në lartësi, që do të thotë se Wi-Fi-ja dhe laptopët mund të përdoren dhe stjuardesat mund të qëndrojnë në këmbë, nëse eventualisht nuk ka rreziqe.
Gjithashtu, një tingull i vetëm mund të nënkuptojë po ashtu se do të fillojë shërbimi brenda kabinës.