Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mund të mos lejohet të udhëtojë drejt Arabisë Saudite. Probleme do të kishte edhe më shumë nëse do të vendoste të merrte me vetë bashkëshorten e tij vete. Problemi për këtë është tek emrat dhe mbiemrat e tyre.
Ministri e Brendshme e Arabisë saudite ka vendosur së fundmi 50 emrat e ndaluar që nuk do të lejohen në territorin e kësaj mbretërie.
Një vendim i tillë është marrë për ato emra që bien në kundërshtim me traditën islame dhe Monarkinë.
Nëse i hedh një sy listës, janë të përfshirë disa emra universalë që përdoren edhe tek shqiptarët, ndaj mendohu dy herë nëse quhesh Linda, Rama, Sandy, Lauren, Abdul apo Alice, sepse Arabia Saudite do të kthejë mbrapsht.
Natyrisht, kryeministri Edi Rama mund të trajtohet në mënyrë të veçantë, por çështja komplikohet nëse është me Lindën!