Alergjitë janë gjëja më e pakëndshme, mirëpo çfarë të bëhet kur jeni alergjikë në partnerin apo partneren?
Mos qeshni dhe mos bëni shaka në atë llogari, sepse ka njerëz të cilët janë të dashuruar pa masë, ndërkaq njëkohësisht nuk mund të eliminojnë teshtitjen dhe lotët kur janë në afërsi të partnerit, transmeton Telegrafi.
Prandaj, po ju tregojmë pesë alergji të cilat nuk janë asgjë tjetër – por alergji ndaj partnerit.
1. Në flokë – kjo është alergji shumë e rrallë, mirëpo ekziston. Shumë shpesh do të ndodhë që personi të jetë alergjikë në produktet për kurim të flokëve të cilat i përdor partneri i saj apo megjithatë në materialet nga të cilat janë punuar ekstensionet.
2. Në lëkurë – fjala është për kontaktin alergjik të dermatitit. Pas kontaktit të lëkurës me alergjenë, në lëkur shpërthen sukrepi dhe shfaqet të kruarit.
3. Në jargë – puthja mund të jetë veprim i rrezikshëm nëse jeni alergjikë në jargët e partnerit. Në të vërtetë, këtu është fjala për alergjinë ndaj përbërësve në jargë se në vetëm jargën. Për shembull, nëse jeni alergjikë në disa artikuj, ndërkaq partneri juaj i ha, pas puthjes me të mund të ndodhë reaksioni alergjik. E njëjta gjë është edhe me ilaçet.
4. Në spermë – edhe pse ky lloj alergjie është i rrallë, ekzistojnë persona alergjikë në spermë. Simptomat e alergjisë në spermë janë të llojllojshme – nga përcëllimi, djegia dhe ndjenja e gudulisjes në zonën e gjenitaleve pas marrëdhënies seksuale dhe deri te shoku anafilaktik. Nëse përdorni prezervativ, ka vend për brengosje. Vetëm nëse nuk jeni alergjik edhe në lateks…?
5. Alergjia e zakonshme – mund të jeni alergjikë në diçka që bart partneri apo e provokon në vete, siç janë, për shembull, losioni, parfumi, kozmetika, stolitë, mjetet për larje rrobash, zbutësi, materialet nga të cilat janë punuar rrobat, qimet e qenit të cilat gjenden në to… /Telegrafi/